Kosova Young Lawyers-KYL do të filloj të implementoj projektin: "Ngritja e Njohurive Profesionale Juridike" në Komunën e Ferizajt.
Projekti është mundësuar me mbështetjen e kuvendit komunal të Ferizajt dhe të Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport në Ferizaj.
Ky projekt është i një rëndësie të madhe për nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Ferizajt,
të cilëve do t’u mundësohet përfitimi i njohurive shtesë dhe të avancuara për çështjet juridike.
Projekti do të orientohet në çështjet e lëmisë juridike veçanarisht në fushën e të Drejtës Kushtetuese,
të Drejtave të Njeriut, të Drejtës Civile, të Drejtës Penale, të Drejtës Evropiane si dhe do të trajtohen edhe parimet bazë të sistemit juridik.
Po ashtu përmes këtij projekti synohet t’u ofrohet nxënësve zhvillimi i aftësive praktike në përpilimin e akteve të ndryshme juridike
si psh: Kërkesave, Ankesave, Padive, Aktgjykimeve, etj.
Projekti mbështetet nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport të Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe
pjesmarrësit nuk kanë kurrfarë obligimi financiar për ndjekjen e këtij trajnimi.
Pjesmarrës mund të jenë nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Ferizajt, të cilët janë në vitet e fundit të shkollimit të tyre.
Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar, andaj lusim personat e interesuar të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij trajnimi
Projekti do të filloj së zbatuari nga data 7 janar 2010 (e enjte) me fillim në ora 12:00,
në lokalet e Organizatës AVONET në Ferizaj, zyrat e së cilës gjenden kundruall Xhamisë së madhe.
Koordinatorë i Projektit:
Ass. Mr. Xhevdet HALILI - xhevdet.halili@kyl-kos.org
|
|